Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Google PIXEL 4a do të lansohet së shpejti
Google Pixel 4a, telefoni i ri i Google do të lansohet së shpejti. Aktualisht janë zbuluar disa specifika përfundimtare për pajisjen.
Burimet mediale bëjnë me dije se Google Pixel 4a i ri do të vijë me një ekran 5.8 inç dhe do të ketë një rezolucion FHD + me 2340 x 1080 piksel.
Ky model do të vijë me një procesor mobil Qualcomm Snapdragon 730 si dhe do të ketë 6 GB RAM dhe dy opsione të memories.

Këto dy opsione të memories në telefon do të jenë me 64 GB dhe 128 GB. Kurse bateria do të vijë me një bateri me 3080 mAh.
Një pjesë tjetër e rëndësishme për pajisjet e telefonave smart është edhe kamera. Google Pixes 4a do të ketë nga një kamerë të vetme në pjesën e përparme dhe të pasme. Kjo do të përfshijë kamerën me 12 megapiksel në anën e pasme për foto dhe video dhe një kamerë 8 megapixel në pjesën e përparme për Selfie.
Megjithatë, ende nuk ka një datë të saktë për lansimin e këtij telefoni, ndonëse është paralajmëruar se lansimi do të ndodhë së shpejti.