Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Si u shndërrua Douyin në TikTok?

TikTok është një aplikacion që mund të shkarkoht në iOS dhe Android, për të krijuar dhe shpërndarë video, zakonisht nën ritmin e këngëve të ndryshme. TikTok fillimisht ishte një produkt kinez i lansuar me emrin Douyin, në shtator të vitit 2016. Mirëpo emri dhe disa nga karakteristikat e tij ndryshuan më vonë. Ky aplikacion tani është është në pronësinë e kompanisë ByteDance.

Një vit pas lansimit të tij, Douyin u shpërnda për shkarkim edhe jashtë Kinës, por më emër të ri, TikTok. Si TikTok ashtu edhe Douyin përdorin të njëjtin softuer, por mbajnë rrjete të ndara në mënyrë që të respektojnë kufizimet e censurës kineze.
TikTok, sot është një ndër rrjetet sociale më të popullarizuara i shkarkuar mbi 1,5 bilion herë dhe me 800 milionë përdorues aktiv në të gjithë botën. Rreth 150 milion nga këta përdorues janë në Kinë, të cilët kryesisht përdorin versionin kinez të aplikacionit, apo Douyin. Rreth 41% e përdoruesve të Tiktok janë të moshave të reja, mes 14 dhe 24 vjeç.
TikTok ka gjetur një përdorim të gjerë edhe nga persona të famshëm të botës së showbizit si: Dua Lipa, Ariana Grande, Cardi B, Justin Bieber, Ed Sheeran, Rita Ora, Vanessa Hudgens, Zara Larsson e shumë të tjetrë të cilët po ndjekin trendet e fundit të shpërndara në TikTok.