Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Cilën do të zgjidhni – Netflix, Hulu Plus apo Amazon Prime
Në kohët moderne kur secila familje apo secili individ mund të zgjedh të ketë një prej provajderëve lokal të ofrimit të shërbimeve kabllovike apo të shërbimit IPTV, sot në botë ekzistojnë shumë shërbime të famshme që shpesh na bëjnë të mendojmë se cilin ta zgjedhim.
Ofruesit e shërbimeve mediatike dhe video prodhuese si Netflix, Hulu Plus apo Amazon Prime, të cilat me një pagesë mujore dhe lidhje me internet mund të vijnë me përmbajtjet e tyre në secilën shtëpi, aktualisht janë shërbimet mediatike më të popullarizuara në botë.
Varësisht shijeve dhe çmimeve, secili më pas vendos se cilën nga këto platforma do ta merr për vete në shtëpi.

Sa u përket çmimeve, Netflix kushton afërsisht nga 7.99 deri në 11.99 dollarë në muaj për një anëtarësim, varësisht cilësisë së videos, kurse për anëtarët në SHBA duhet të paguajnë një shtesë prej 8 dollarësh në muaj për të hyrë në bibliotekën e plotë digjitale.

Hulu Plus, kushton rreth 5.99 dollarë në muaj kurse pa reklama 11.99. Po ashtu Hulu mund të siguroni edhe me Live TV me një çmim prej 54.99 dollarë në muaj. Hulu ofron edhe një version falas me një përzgjedhje të kufizuar të shfaqjeve filmike.

Përderisa Amazon Prime, mund ta keni me 119.99 dollarë në vit për një anëtarësim, duke marrë edhe përfitime shtesë, përfshirë transportin falas dy-ditor për blerjet e bëra në amazon.com.