Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Detajet e para – Samsung Galaxy S21 me kamerë 150MP
Pas lansimit të Samsung Galaxy S20, modeli sensacional i radhës nga kompania Samsung pritet të jetë Galaxy S21. Ky model pritet të dalë në treg nëvitin 2021. Por, qysh tash kanë dalë në publik disa detaje interesante rreth këtij modeli.
Samsung Display, sipas raportimeve në media, mund të ketë kamerën e instaluar nën ekran (USC). Një i tillë, besohet se do të lansohet fillimisht me Galaxy Note 20, i cili pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.
Modeli GlaxyS21, pritet të ketë një kamerë të re të pasme me 150MP të llojit “Nonacell” që planifikon të vijë bashkë me këtë model.
Kurse procesori Snapdragon 865 pritet të përditësohet me Snapdragon 875. Ai do të mbështesë edhe 5G dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për video lojërat dhe grafika të avancuara.
