Friday, January 28, 2022

Edhe 23 raste me Covid-19 dhe 22 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, Covid-19, janë konfirmuar 23 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste  dhe me nga 1 rast  vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

Ndërkohë, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.685.883 raste të COVID-19 dhe 310.801 raste të vdekjes.

- Advertisment -

Lexoni