Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Filmat më të shtrenjtë në histori
Industritë filmike shpenzojnë me miliona dollarë për të sjellë filma të rinj. Megjithatë produkusionet e disa filmave thyen rekorde për kushtueshmërinë e tyre. Më poshtë janë të listuar 5 prej filmave më të kushtueshëm të bërë ndonjëherë.
5. Avengers: Age of Ultron – 279 milionë dollarë
Pas çdo filmi të Avengers nga Marvel, numri i aktorëve është rritur gjë që ka ndikuar në rritjen edhe të buxhetit të tij. Duke pasur Robert Downey Jr., Scarlett Johansson dhe Don Cheadle në rolet kryesore, Avengers: Age of Ultron, sigurisht që ka kushtuar shumë. Megjithatë filmi ka pasur një sukses të madh duke sjellë miliarda dollarë fitime.

4. Tangled – 282 milionë dollarë
Tangled është filmi i animuar më i shtrenjtë që është bërë ndonjëherë. Arsyeja është pikërisht tek flokët e gjatë të Rapunzel. U deshën 6 vite që zhvilluesit e programeve dhe animatorët të krijojnë programe qe flokët e gjatë të Rapunzel të lëviznin dhe të dukeshin sa më natyrale. Edhe pse u shpenzua një shumë e majme filmi u mirëprit nga fëmijët, të rriturit dhe kritikët.

3. Spider-Man 3 – 294 milionë dollarë
Spider Man 3 është filmi i fundit i trilogjisë, për të cilin u shpenzua një shumë shumë e madhe parash. Përkundër kësaj filmi hasi në shumë kritika.

2. Titanic – 295 milionë dollar
Në kohën e publikimit të tij, në vitin 1997 ishte filmi më i kushtueshëm. Ai u mirëprit nga publiku dhe pati fitime të mëdha. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga publikimi i Titanic, ai gjen një shikueshmëri të gjerë edhe në ditët e sotme.

1. Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides – 378.5 milionë dollar
Këtu jemi tek filmi më i shtrenjtë i bërë ndonjëherë, Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides. Nga efektet speciale, pagat e aktrimit, muzika dhe gjithçka tjetër që u nevojit për të sjellë këtë film kushtoi shumë e shtrenjtë. Filmi solli miliarda fitime, por jo edhe aq sa pritej, dukej sikur ekskluziviteti i tij tashmë kishte filluar të venitej.
