Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Kush e bleu pikturën 450 milion dollarëshe?
Salvator Mundi nga Leonardo da Vinçi është piktura më e shtrenjtë në botë me vlerë prej 450.3 milion dollarësh. Ajo paraqet Jezu Krishtin, që mban në dorë një rruazë të kristaltë.
Piktura është porositur nga Mbreti Louis XII i Francës në vitin 1605, gjatë së njëjtës periudhë si Mona Lisa. Sidoqoftë, diku midis viteve 1763 dhe 1900, ajo u zhduk nga të gjitha rekordet derisa u rizbulua në vitin 2005, nga një grup tregtarësh arti britanik. Ata kaluan gjashtë vjet duke hetuar historinë e saj përpara se të njoftonin përfundimisht se ishte një pikturë origjinale nga Da Vinçi.
Piktura u ekspozua në vitin 2011 nga Galeria Kombëtare e Londrës dhe u bë e njohur si “Lost Leonardo” (Leonardo i humbur), pasi ishte zbulimi i parë nga Da Vinçi që nga viti 1909. “Shpëtimtari i botës” (Salvator Mundi) u ble nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman në emër të Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabit.