Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
NASA dhe Tom Cruise me plane për xhrimin e filmit të parë në hapësirë
NASA mund t’ia plotësoj, jo vetëm dëshirën, por edheqëllimin aktorit të njohur Tom Cruise për xhirimin e një filmi në hapësirë, i pari i këtij lloji.
Siç shkruan deadline.com, aktori Tom Cruise po punon me Elon Musk, Drejtor Ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX. Paraprakisht, administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ka shkruar në Twitter se “NASA është e ngazëllyer që do të punojë me Tom Cruise në një film të xhiruar në Stacionin Hapësinor”. Ky postim mori pëlqimin e Elon Musk, i cili shkroi se kjo “do të jetë shumë argëtuese”.
Tom Cruise i njohur për shumë role në shumë projekte filmime, viteve të fundit njihet sidomos me aktrimin e tij në “Mission Impossible”. Vazhdimi i shtatë i këtij filmi ishte paralajmëruar për muajin shkrt, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sa i përket xhirimit të filmit të parë në hapësirë, ende gjithçka ka mbetur si pjesë e projektimeve dhe jo e vendimit për nisjen e këtij projekti.
Përndryshe, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është anije kozmike në një orbitë të ulët të Tokës. Ky stacion është projekt i përbashkët i pesë agjencive që operojnë në hapësirë NASA, JAXA, ESA dhe CSA. Përdorimi i stacionit hapësinor përcaktohet nga traktate dhe marrëveshje ndërqeveritare. Ky stacion shërben edhe si strehë për ekuipazhe të astronautëve dhe përdoret si laborator hulumtues për mjedisin hapësinor.