Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Papastërtitë e shtratit shkaktojnë pneumoni apo edhe gonorrea
Gjumi i rehatshëm, nuk nënkupton që të kesh një krevat të mirë, ngase mbi të gjitha atë duhet mirëmbajtur. Ekspertët shëndetësorë thonë se nëse nuk pastroni rregullisht çarçafët dhe këllëfët, ju mund të keni probleme serioze shëndetësore. Disa preferojnë që t’i lajnë çarçafët dhe këllëfët çdo tri apo katër javë, por kjo sipas ekspertëve nuk është e mjaftueshme.
Studimet e fundit tregojnë se shumë baktere që lidhen me pneumoninë dhe gonorrenë fillojnë të rriten në shtratin tuaj brenda shtatë ditësh. Studimi zbuloi se një në katër persona pret rreth një muaj për të larë dhe pastruar çarçafët. Një vullnetari iu kërkua të flinte në të njëjtin shtrat për 28 netë rresht dhe të mos lante ose të ndryshonte çarçafët, jastëkët ose mbulesat. Ekipi mblodhi mostra nga tre zona – jastëku, mesi i shtratit dhe fundi i shtratit, aty ku qëndrojnë këmbët, në fund të çdo jave.

Mostrat më pas u dërguan në laborator në Spanjë, ku u testuan për baktere. Gjetjet e tyre javën e katërt zbuluan një listë alarmante të baktereve të rrezikshme që rriten në shtrat. Midis tyre ishin baktere që të shkaktojnë pneumoni dhe gonorre. Bakteret vinin nga gjithçka, nga lëkura e njeriut dhe nga e goja deri tek jashtëqitja e njeriut.