
Pse na shfaqen rrudhat në fytyrë
Me kalimin e moshës, krahas plakjes si proces i natyrshëm, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Por, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.
Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës si: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.

Shkaktarët e tjerë të krijimit të rrudhave
Shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave, raporton AgroWeb, janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
Këshillohet që kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.
Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.
Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.
Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.
Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

Stresi sipas ekspertëve rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.
Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.
Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.
Mimika – Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjeve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave. Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm.