Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Shuma e kredive të qytetarëve më e lartë sesa buxheti i Kosovës
Rreth tre miliardë euro është shuma e kredive që kanë qytetarët e Kosovës në bankat komerciale të Kosovës. Kjo shumë është më e lartë nëse krahasohet me buxhetin e Kosovës, i cili viteve të fundit sillet nga dy (2) deri në 2.2 miliardë euro.
Vetëm gjatë kohës së pandemisë, bankat komerciale kishin pranuar rreth 45 mijë kërkesa për shtyrje të pagesave të kësteve të kredive për tre muajt e krizës së koronavirusit që përfshinin muajt, mars, prill e maj.
Por, aty nuk ishin të përfshirë të gjithë kredimarrësit, pasi që punonjësit në sektorin publik nuk ishin dëmtuar siç kishte ndodhur me sektorin privat.

Mbyllja e detyrueshme e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm, sidomos në ata privat, kishte ndikuar që punëmarrësit të pezullojnë nga puna shumë punëtorë, të cilët më pas ishin mbështetur me pagesa simbolike prej 170 euro nga buxheti i shtetit.
Kështu që të punësuarit në sektorin privat ishin ata që u prekën më shumë nga masat që qeverisë në kuadër të luftimit të përhapjes dhe shpërndarjes së koronavirusit.
Vlera totale e kredive në bankat komerciale sipas të dhënave të BQK-së, deri në fund të muajit shkurt 2020, ishte mbi 3 miliardë euro.
Sipas përllogaritjeve ende jo finale, Kosova ka humbur rreth 6 milionë euro në ditë për shkak të pandemisë së Covid-19, sëmundje kjo që shkaktohet nga koronavirusi i ri.