“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Souffle me çokollatë – Do ta gatuani vet për pak minuta
Souffle me çokollatë, pse jo të shoqëruar edhe me një akullore anash, përbën kombinimin e mrekullueshëm të shijeve dhe ushqimit të ngrohtë dhe të akullt njëkohësisht.
Mbase kur ato i porosisim në restauronte apo ëmbëltore na vijnë shpejt dhe të gatshme. Por, me pak minuta kohë, ju mund të përgatisni vet një të tillë, sidomos ditëve të vikendit kur do të doni të qëndroni në shtëpi dhe larg zhurmës së përditshme.
Souffle ka pak përbërës. Juve do t’ju nevojiten: dy vezë, pak gjalp, vanilje, sheqer dhe çokollatë.

Fillimisht ju duhet të ngrohni dhe shkrini çokollatën, duke vazhduar me përgatitjen e gotave të vogla në të cilat do të vendosni ëmbëlsirën, duke i lyer me pak gjalp të shkrirë. Pasi t’i keni lyer me gjalp, ju mund të hidhini sheqerin.
Enët i keni bërë gati, kështu që ju ndërkohë ju i ndani të bardhët nga të kuqtë e vezëve. Pasi t’i ndani, dy të bardhët e vezëve i tundni derisa të marrin formën e vërtetë të bardhë dhe kremoze. Kurse njërën nga të verdhat e vezëve e përziejini me çokollatën e shkrirë e më pas, u shtoni të bardhët e vezëve të rrahura. Të gjithë këta përbërës, i tundni apo përzieni derisa çokollata të marrë ngjyrë uniformë. Masën e fituar e hidhni në gotat e lyer me gjalp dhe sheqer dhe ato janë gati për pjekje.
Pasi të keni pjekur, gjatë servilit ju mund të shtoni anash edhe një akullore. Shija dhe kombinimi janë fantastike.
Për t’ua lehtësuar gjithë procedurën, ndiqeni videon më poshtë: