Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Vaçe Zela – Ikonë e skenës dhe këngës shqipe
Të gjithë e kemi dëgjuar me ëndje këngëtaren që la gjurmë të pashlyeshme në mendjen edhe zemrën e çdo shqiptari, Vaçe Zela. Ajo u lind më 7 prill 1939, në Lushnjë dhe vdiq më 6 shkurt 2014, në Bazel. Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Vaçe Zela e nisi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.
Për 40 vjet, ajo me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm krijoi mitin e saj të pavdekësisë, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Shqipërisë.

Këngët e saj ndër vite mbeten të preferuara edhe sot nga publiku. Ajo i dhuroi publikut shqiptar si edhe muzikës shqiptare zërin e saj të artë.
Ajo me zërin e saj transmetoi tek spektatori emocione të fuqishme dhe të papërsëritshme. Pjesëmarrëse në shumë festivale të muzikës në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para.
Repertori i saj është shumë i pasur, numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor, Vaçe Zela është vlerësuar me çmimin “Nder i kombit” (shqiptarja.com).
Ndër këngët më të njohura të saj janë: “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Moj e bukura Shqipëri”, “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e tjera.