Saturday, June 25, 2022

Brazili kalon Italinë dhe Spanjën me numrin e të infektuarve me COVID-19

Brazili ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus të shtunën, duke kaluar Italinë dhe Spanjën që ishin epiqendra e virusit në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka regjistruar 14,919 raste të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 233,142 raste. Sipas statistikave, Brazili ka numrin më të madh të rasteve pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë.

Numri i testimeve të kryera në Brazil është ende shumë larg nga shtetet tjera evropiane. Ndërkaq, Italia dhe Spanja kanë kryer 1.9 milion teste për koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil të shtunën raportoi për 816 viktima të reja nga virusi, ndërkaq numri total ka rritur në 15,633.

- Advertisment -

Lexoni