Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Muriqi pritet të zgjedh mes ekipeve Lacio dhe Tottenham
Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll dhe klubit turk Fenerbahçe, Vedat Muriqi është ndër futbollistët më të kërkuar në këtë stinor të transferimeve.
26-vjeçari nga Prizreni, sipas raportimeve, pritet të përzgjedh nëse do të vazhdojë kontratën edhe për sezonin e radhës në Turqi apo do të transferohet drejt Seria A në Itali ose Premier League në Angli.

Dy ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit kosovar janë Lacio në Itali dhe Tottenham Hotspurs në Angli.
Mediat në Turqi raportojnë se Muriqi, i cili gjatë zezonës së fundit shënoi 15 gola, preferon më shumë ligën angleze dhe Tottenham, krahasuar me Lacion e Italisë. Sipas të njëjtave media, klubi londinez ka ofruar edhe një shumë prej 30 milion funtash për transferimin e Muriqit në Londër.