Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Një kafe me limon pas një nate pa gjumë???
Pas një nate të gjatë mbase edhe të shoqëruar me pije alkooli dhe pagjumësi, në mëngjes shumë njerëz provojnë që ditën ta nisin me një kafe me limon.
Një kafe në mëngjes, për shumë njerëz nënkuptohet si nisje e mbarë e ditës duke e rritur përqendrimin, kurse limoni, i pasur me vitaminën C dhe vetitë e tij si antioksidant, mbase ndihmon shumë në lehtësimin e kokëdhimbjes dhe lodhjes pas pagjumësisë e alkoolit.
Ndërsa njerëzit e pinë një kombinim të tillë, jo me shumë shije kur kombinohen bashkë duke besuar se u ndihmon, studimet shkencore thonë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet.

Sipas Healthline thuhet se hulumtimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës.
Pirja e kafesë me limon, shkruan në Healthline, mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës, varësisht nga sasia e kafeinës dhe jo nga përzierja kafe-limon.