
Rikthehet Bundesliga – Këto janë ndeshjet derbi
Adhuruesit e futbollit, sportit më të popullarizuar në botë, pritet t’i kenë sot sytë kah Bundesliga. Pandemia nuk e ndal më futbollin në Gjermani.
Nga sot, një prej ligave më të forta botërore do të vazhdojë aty ku mbeti pas shpalljes së pandemisë së COVID-19.
Borussia Dortmund – Schalke 04 është deri i javës që luhet sot në ora 15.30.
Lideri i tabelës, FC Bayern München me FC Union Berlin, kurse ekipi i tretë në tabelë, RasenBallsport Leipzig do të ndeshet me Freiburg.
Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues për shkak të masave kufizuese që edhe Bundesliga ka vendosur në kuadër të luftimit të përhapjes dhe shpërndarjes së koronavirusit.
