Thursday, May 26, 2022

Tetë vende të mrekullueshme që nuk mund t’i vizitoni asnjëherë

Janë tetë vende imagjinare të cilat i kemi parë nëpër filma të ndryshëm nga të cilat u krijuan edhe video lojëra të shkëlqyeshme. Por, që të gjitha këto vende nuk ekzistojnë në të vërtetë në planetin tokë. Ato, janë vende yë imagjinuara dhe të krijuara nga mjeshtrit e realizimit të filmave, si Narnia, Peter Pan, Hobbits, Zelda e të tjerë. BBC ka sjellë një përmbledhje të këtyre vendeve me disa përshkrime se si ato u krijuan nga imagjinata.  

NARNIA

“Kronikat e Narnias”

Është një film i dasur për fëmijë e të rinjë, por vendet që i shihni tek “Kronikat e Narnias”, janë të gjitha një imagjinatë, një fantazi. Katë fëmijët e evokuar në një fshat pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, hyjnë zbulojnë një vend brenda shtëpisë sy tyre që i dërgon drejt tokës mistike.

Vizita drejt Narnia-s i çoi fëmijët në botën magjike, ku ishte fare e zakonshme të bisedoje me mbretin luan dhe kafshët e tjera.

HOGWARTS

Hogwarts School of Witchcraft & Wizardry – Harry Potter

Hogwarts School of Witchcraft & Wizardry, shkolla e famshme e magjisë që vjen në formën e një kështjelle të stilit gotik, nuk ekziston gjëkundi nëpër botë. Fantazia e J.K. Rowling, autores së Harry Potter, për vite më radhë na ka bërë të gjithëve të jetojmë në një botë tjetër, ku çdo shtëpi ka banorë fantazma dhe kuzhinat menaxhohen nga elfët e vegjël, që kujdesen për të ushqyer studentët.

RIVENDELL

Lord of the rings

I fshehur mirë në ultësirat e Maleve të mjegullt të tokës së mesme është sfera Elven e Rivendell, një vend imagjinar i krijuar nga J. R. Tolkien.

Qyteti i qetë, i strehuar, i vendosur në skajin e një gryke të ngushtë të lumit Bruinen, është një vend respektimi për Hobitë kërkuese të Tolkien.

WAKANDA

Wakanda – Black Panther

Wakanda është një vend afrikan i imagjinar Sub-Saharian i krijuar nga Marvel Comics – wshtw edhe shtëpi për superheroin Black Panther. Vendndodhja e saktë e tij ndryshon në varësi të burimit: disa e vendosin atë vetëm në veri të Tanzanisw, të tjerët midis Sudanit Jugor, Ugandës, Kenisë dhe Etiopisë.

Një rwnie masive meteorësh e ka lënë Wakanda të pasur me Vibranium, një element imagjinar që ndihmon për të fuqizuar jetën në mbretëri dhe që e ka shndërruar atë në një nga kombet më të qëndrueshme ekonomike dhe teknologjikisht të përparuar në planet.

 HYRULE

Mbretëria e Hyrule është një tokë fantastike e frymëzuar nga mesjeta mbi imagjinatën e tw cilës janë krijuar edhe video loja tw njohura të Nintendo me emrin Zelda.

Pamjet kryesore përfshijnë Death Mountain (një zonw e madhe vullkanesh për te gjigantët), Lost Woods (një pyll me labirint ku ka shumë të humbur qw s’mund tw rikthehen), Skyloft (ishuj të mëdhenj që notojnë mbi retë) dhe Spektakël Rock (dy formacione të mëdha shkëmbinjsh).

NEVERLAND

Neverland – Piter Pan

Ju e njihni mirë këtë pamje apo jo? Eshtë toka e famshme ku Piter Pan dhe Tinker Bell jetonin. Sigurisht që ke dashur ta vizitosh këtë vend, por ç’e do që Neverland-i i përket fëmijës që s’u rrit kurrë.

Ishulli fiktiv përfshin “Shkëmbin e Kafkës”(vendin ku piratët fshihnin thesaret e tyre), Krokodilin Creek dhe malin Neverpeak-malin gjigant që ndodhej në qendër të ishullit. Vendodhja ekzakte e ishullit imagjinar është ende e paqartë. Ky ishull është përshkruar gjithnjë si afër “yjeve në rrugën e qumështit”…

DISCWORLD

Discworld

Discworld është një planet i sheshtë, që ekuilibrohet nga shpina e katër elefantëve, të cilët po qëndrojnë në zhgualline një breshke gjigante që noton në gjithësinë e pafund.

Sfera magjike është e populluar nga karaktere mitike, përfshi këtu, magjistarë, shtriga, ujqër, xhuxhë dhe dragoj. E sigurtë që ky vend ka bërë për vete me mijëra njerëz, por askush s’ka patur mundësi ta vizitojë sepse ekziston vetëm në imagjinatën tonë!

QYTETI I EMERALD

Qyteti Emerald – Magjistari i Oz-it

Ky vend përrallsh ndodhet vetëm në librin e L. Frank Baum, “Magjistari i Oz-it”. Rruga e verdhë të çon drejt qytetit, në qendër të Tokës së Oz-it, të quajtur  The Emerald City.  Brenda asaj bote, çdo gjë është jeshile dhe e paarritshme.

Burimi – BBC

- Advertisment -

Lexoni