Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Trump: SHBA duhet të rihapet me apo pa vaksinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se vendi do të rihapet “me apo pa vaksinë”. Këto komente, ai i bëri teksa shfaqi besimin se një vaksinë kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të vitit.
Ai e krahasoi projektin e vaksinave, të quajtur “Operation Warp Speed”, me sfidën e Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë.
Trump e bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë t’i kthehen jetës normale.
Por, ndërsa Trump tha se pret vaksinën deri në fund të vitit, shumë ekspertë dyshojnë se kjo do të jetë e mundur.
Në SHBA është në proces Projekti Manhattan, që përfshinë një operacion të madh shkencor, industrial dhe logjistik për të zbuluar këtë vaksinë.
Rihapja e vendit, përkatësisht ekonomisë, po shihet si një opsion edhe në shumë vende tjera për shkak të dëmeve të mëdha ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi, krahas humbjes së qindra mijëra jetëve të njerëzve nga ky virus.