Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Tre nga 10 pacientët në Klinikën Infektive në gjendje më të rëndë
Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar dhjetë raste me Covid-19, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar nga QKUK-ja.
Shtatë raste janë në gjendje stabile, tre janë me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në mjekim intensiv.
Sot, nga kjo klinikë pritet të lirohen pesë persona.
Të dielën u konfirmuan edhe shtatë raste pozitive me koronavirus përderisa tre pacientë u liruan në shtëpi të shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.
Në Kosovë që nga 13 marsi kur u paraqit rasti i parë janë regjistruar 985 raste me infeksion me koronavirusin e ri, ndërsa 29 prej tyre kanë vdekur. Janë shëruar 736.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.