
Hospitalizohen 10 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive
Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me Covid-19.
Prej tyre
• 6 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).
Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, Covid-19, janë konfirmuar 23 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.
Ndërkohë, është bërë e ditur se janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.