
Kastrati: Fiter Bajramin edhe 10 familje do ta presin në shtëpi të reja
Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka publikuar në facebook lajme të gëzueshme për disa familje të cilat në prag të Fiter Bajramit janë bërë me shtëpi të reja.
“10 palë çelësa, 10 shtëpi të reja sot”, ka shkruar Kastrati
“Fiter Bajramin edhe 10 familje tjera do ta presin në shtëpi të reja falë jush bamirës të nderuar. Sot i dhuruam 10 pale çelësa të shtëpive të reja për familje nevojtare”, ka shkruar ai.
Gjatë gjithë ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kastrati në vazhdimësi ka publikuar aktivitete të shumta humanitare që janë mundësuar përmes kontributeve të njerëzve nga dhe jashtë Kosovës.