Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Katër vende të BE-së fillojnë hapjen graduale të kufijve
Që nga e shtuna, Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë nisur me lehtësimin e lëvizjeve ndër-kufitare mes tyre pas fazës së parë të masave shtrënduese anti-koronavirus. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara.
Kryesisht, udhëtarët lejohen të kalojnë kufirin për arsye pune dhe vizita familjare. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin profesional.
Kushdo që kërkon të bëjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojë atë në kalimin kufitar. Kontrolle kufitare do të ketë, por vetëm sporadike.
Turistët s’mund të dhëtojnë ende

Kjo fazë nuk parasheh udhëtime të qytetarëve të këtyre shteteve për arsye turistike, blerje apo karburant.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.
Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.
Italia planifikon hapjen
Njëri prej vendeve më të prekura nga COVID-19, Italia, parasheh që nga 3 qershori t’i lejojë udhëtimet jashtë edhe hyrjen në vend. Këtë e parashikon një urdhëresë e qeverisë italiane që u publikua të shtunën në Romë. Sipas kësaj qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë. Deri më tani udhëtimi është vetëm në raste të jashtëzakonshme i mundur. Për shkak të pandemisë së Coronës kufijtë në Europë janë mbyllur nga mesi i marsit. Përjashtime ka pasur për profesione të rëndësishme për funksionimin e sistemit, personelin mjekësor apo punëtorët në rajone kufitare.