Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar krim kushtetues, ligjor dhe moral
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka cilësuar krim shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Evropës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, ka shkruar Meta.
“Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë”, thuhet në reagimin e Metës.
Në fund të reagimit, ia ka shkruar me shkronja të mëdha “KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM” dhe ka publikuar një video.