
Nike vazhdon të jetë mbi Adidas
Nike mbetet lideri në biznesin global në tregun e këpucëve dhe pajisjeve sportive duke mbledhur të ardhura vjetore në mbi 24.2 miliardë dollarë, krahasuar me të ardhurat e Adidas, që ka grumbulluar të ardhura vjetore prej 15 miliardë dollarëve.
Këto shifra përfshijnë jo vetëm këpucë të markës Nike dhe Adidas, por edhe Converse (që janë në pronësi të Nike) dhe Reebok (në pronësi të Adidas).

Të dy brendet, aktualisht më të mëdha në tregun e pajisjeve sportive, janë në garë të vazhdueshme jo vetëm me shitjen e pajisjeve, por edhe me sponsorizimin e klubeve dhe sportistëve më të mirë në rruzullin tokësor.
Marrë si shembull, si në çdo garë tjetër sportive, konkurrenca është edhe në futboll. Nëse bëhet një krahasim i dy yjeve më të mëdhenj të futbollit këto vitet e fundit, Ronaldo vesh Nike, kurse Messi Adidas.

Kanali i madh sportiv ESPN ka bërë një përzgjedhje të lojtarëve në futboll që pajisen me Nike dhe ata me Adidas.
Nike XI: Lloris, Carvajal, Ramos, Van Dijk, Davies, Modric, Thiago, De Bruyne, Mbappe, Ronaldo, Neymar.
Adidas XI: Ter Stegen, Azpilicueta, De Ligt, Laporte, Alba, Bernardo Silva, Kante, Pogba, Salah, Firmino, Messi.