Wednesday, January 26, 2022

Një javë në Paris

Parisi, është një prej destinacioneve më të pëlqyera nga turistët nga mbarë bota. Kryeqyteti i Francës, është një prej qyteteve më të mëdha evropiane dhe njihet si një qendër globale për artin, modën, gastronominë dhe kulturën. Qyteti i shekullit të 19-të krijohet nga bulevardet e gjera tek lumi Seine. Përtej monumenteve të tilla si Kulla Eifel dhe Katedralja Notre-Dame e shekullit të 12-të, qyteti është i njohur për kulturën e tij të kafenesë dhe dyqanet projektuese përgjatë rrugës

Më poshtë, mund të informoheni për tri nga hotelet më të famshme të Parisit.

Hotel Plaza Athenee

Foto: touropia.com

Nëse jeni duke planifikuar një vizitë në Paris, keni para të mjaftueshme dhe dëshironi t’i keni të gjithat që mund t’i ofrojë një hotel, atëherë Hotel Plaza Athenee mund të jetë ideal.

Ushqimet e shijshme shërbehen nën mbikëqyrjen e njërit prej kuzhinierëve të njohur, Alain Ducasse.

Ky hotel u hap në vitin 1913 dhe që atëherë ka qenë shumë tërheqës kryesisht për njerëz të pasur dhe të famshëm. 

Është hotel i stilit klasik francez me muret simpatike çadrat e kuqe të oborrit Cour Jardin i cili ndodhet afër Avenue des Champs-Élysées për një shëtitje.

Hotel Le Moulin du Roc

Ekskluziv dhe respektim i privatësisë, Hotel Le Moulin du Roc ka një tërheqje spektakolare për turistët. Ai shtrihet mes gjelbërimit dhe qetësisë në afërsi të Parc natyral-rajonal Périgord-Limousin.

Në brigjet e Dronne Rive, ky ish-mulli, tani hotel, daton nga shekulli i 17-të dhe ka vetëm 15 dhoma, që garanton privatësi dhe qetësi për mysafirët. 

Mysafirët kanë qasje në pishina, fusha tenisi, por duke mos i harruar edhe ata që pinë cigaren të cilët kanë një hapësirë të veçantë. Hoteli ka një bar dhe restorant ku serohen gatime tradicionale dhe rajonale franceze.

Shangri-La Hotel, Paris

Foto:touropia.com

Nëse dëshironi të qëndroni në një hotel të përshkuar në historinë franceze, është e vështirë të imagjinoni ndonjë gjë më të përshtatshme se sa Hoteli Shangri-La në Paris.

Hoteli dikur ishte një shtëpi e familjes Bonaparte dhe mjedisi luksoz të cilin sigurisht që edhe vetë Napoleoni do ta adhuronte.

Ishte mjaft e çuditshme që nipi i mbesës së tij, Princ Bonaparte, nuk favorizoi pamjet nga Kulla Eifel, për të cilën sot hoteli është më i famshmi.

Shangri-La është vetëm një minutë në këmbë nga një stacion i madh i metrosë, por të ftuarit nuk duan kurrë të largohen nga ambientet e tij, falë edhe ushqimit francez dhe enterierit mahnitës që ka ky hotel.

- Advertisment -

Lexoni