Kush është Alyce Huckstepp, e dashura e Jamie Foxx dhe mbështetësja e tij më e

Valbon Krasniqi: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme
Situatë me Covid-19 në Kosovë është e menaxhueshme, ka shkruar Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Por, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, Krasniqi ka nënvizuar se s’ka vend për dëshpërim e zhgënjim.
“Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshme. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.
Infektologu Krasniqi ka këshilluar qytetarët që suksesi do të garantohet nëse ata do të vazhdojnë t’i mbajnë maskat, t’i dezinfektojnë duart rregullisht, të mbajnë distancën fizike.