Monday, August 8, 2022

Çka është gonorrea dhe si transmetohet kjo sëmundje?

Gonorrea është një infeksion bakterial seksualisht i transmetueshëm (SST), i cili shkaktohet nga bakteri me emrin Neisseria gonorrhoeae. Ky bakter infekton membranat mukoze të traktit riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitren, tubat e falopit dhe uretrën tek femrat dhe tek meshkujt. Bakteri mund të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve dhe anusit.

Gonorrea është një sëmundje infektive dhe shumë e përhapur. Statistikat tregojnë se më shumë se 820.000 amerikanë infektohen nga kjo sëmundje çdo vit.

Infeksioni përhapet nga kontakti seksual me një të infektuar. Po ashtu, Gonorrea mund të transmetohet nga nëna tek fëmija dhe infeksioni mund të ripërsëritet nëse bini përsëri në kontakt me një person të infektuar.

Mbi 10% e meshkujve dhe 50% e femrave të prekur nga kjo sëmundje nuk kanë simptoma gjenitale kur janë të infektuar.

Infeksioni nëse merret në zorrën e trashë ose në fut, zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë.

Simptomat ndryshojnë nga femrat tek meshkujt:

Simptomat tek femrat:

  • Urinë me ngjyrë të errët dhe me erë të fortë
  • Sasi e madhe sekrecionesh, të cilat mund të jenë me erë
  • Cikël menstrual i çrregullt dhe mensturacione të shumta
  • Djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut.

Simptomat tek meshkujt:

  • Sekrecione nga pjesa e fundit e organit gjenital
  • Djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje në testikuj

Ju duhet të merrni trajtim për gonorre sa më shpejt të jetë e mundur sepse infeksioni mund të japë komplikime të rënda nëse mbetet i pa-trajtuar. Gonorrea mund të trajtohet me antibiotikë që jepen në formë tabletash apo injeksionesh.

Nëse jeni të prekur nga ky lloj infeksioni duhet të shmangni çdo lloj kontakti seksual, edhe me prezervativ, derisa partneri të ketë përfunduar trajtimin dhe mos të ketë më simptoma apo shqetësime.

Gonorrea zakonisht nuk shkakton probleme afatgjata nëse trajtohet në kohë. Problemet më serioze mund të lindin nëse infeksioni përhapet në pjesët e tjera të trupit dhe kur nuk trajtohet për një kohë të gjatë. Nëse nuk trajtohet në kohë gonorreja mund të shkaktojë infertilitet dhe shtatëzani ektopike (barrë që ndodh jashtë mitrës). Ndërsa meshkujve mund t’i shkaktojë infeksione të dhimbshme në testikuj dhe infertilitet (shendeti.com.al).

- Advertisment -

Lexoni