Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Kurti e Lajçak bisedojnë në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi
Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një komunikatë për media, thuhet se sa i përket dialogut kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përsëritur përkushtimin e tij për një dialog me parime, të përgatitur mirë ku e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes dhe ku qytetarët janë përfitues të saj.
Sipas njoftimit për media, Kurti e ka falënderuar Lajçakun për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve. Ndërkaq, sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti ka kërkuar që BE-ja të marrë një vendim sa më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.
Lajçak është emëruar në fillim të muajit prill si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.