Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Lejohet nisja e stërvitjeve të klubeve të futbollit në Kosovë
Lehtësimi i masave anti-Covid ka mundësuar që edhe klubeve të futbollit në Kosovë t’u mundësohet nisja e stërvitjeve.
“Me që IKSHPK dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike të Superligës në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis Federatës së Futbollit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.
Federata e Futbollit e Kosovës do ta ndaj udhëzuesin me klubet futbollistike të Superligës dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.