Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Liga e Kampionëve drejt zgjerimit dhe ndryshimit
Liga e Kampionëve mund të pësoj ndryshime në të ardhmen. Mediat botërore raportojnë se në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për një kohë të gjatë përbrenda UEFA-s, ka ide që Liga e Kampionëve të zgjerohet nga 32 ekipe, sa aktualisht marrin pjesë në të, në 48 ekipe.
Ndonëse nuk ka asnjë vendim akoma, sipas kësaj ideje, do të ekzistonin 8 grupe me nga 6 ekipe. Prej tyre më pas, 8 ekipet fituese në grupe, do të vazhdonin garën dhe do të ndaheshin në 2 grupe me nga katër ekipe. Përfundimisht nga këto 2 grupe, në gjysmëfinale do të shkonin nga 2 ekipe më të mira në grup dhe rrjedhimisht fituesit do të ndesheshin në finale.

Liga e Kampionëve është lansuar më 1955 më pjesëmarrjen e 16 ekipeve. Deri më tani janë zhvilluar 79 gara të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid është ekipi me më së shumti tituj, gjithsej 13, i pasuar nga Milan më 7 dhe Liverpul me 6 tituj të kampionit të Evropës.