Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Një Real Madrid tjetër pas pandemisë
Reali i Madridit pritet të pësojë disa ndryshime në formacion pas pandemisë së koronavirusit. Mesfushori kroat, Luka Modriq, pritet të jetë ai që do të bëj dallimin e parë në formacion, ngase i njëjti është përfolur se do të shkoj drejt Ligës Amerikane – MLS. Modriq, mund të zëvendësohet në Real Madrid nga Martin Odegaard, i cili ende figuron si lojtar medrilen.
Ndërkohë, edhe James Rodriguez dhe Gareth Bale, prite të largohen nga ekipi. Të dy duket se kanë humbur besimin e klubit dhe të trajnerit Zinedine Zidane, por edhe të tifozëve. James e dëshiron vetë largimin nga “Los Blancos”, ndërsa situata e uellsianit dihet tashmë. Për kolumbianin kanë shfaqur interes klube të ndryshme, mes tyre Juventusi dhe Manchester United.
Po ashtu, edhe uellsiani Bele pritet t’u japë lamtumirën madrilenëve.

Synimet e mbretërve janë që në Santiago Bernabeu të sillet Erling Braut Håland nga Borusia Dortmund apo edhe Kylan Mbappe nga Paris St Germain.
Mbretërve pritet t’u ribashkohet edhe Achraf Hakimi, anësori i talentuar maroken i cili sipas gazetës Marca, ka vendosur përfundimisht t’i kthehet Realit të Madridit, pas një sezone shumë të mirë në Borusia Dortmund.