Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

OBSH pajtohet me hetimet në lidhje me dyshimet për koronavirusin
Kritikat dhe dyshimet e shumta të ngritura në raport me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në lidhje me paralajmërimin dhe menaxhimin e përhapjes së koronavirusit kanë ndikuar që të nisin hetimet nëse kishte lëshime.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lëshuar herët alarmin për koronavirus, por pavarësisht kësaj, ai tha se pajtohet që të nis një hetim i pavarur në lidhje me trajtimin e pandemisë.
Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit ngjitës, duke thënë se u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme.
“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë, ai e mirëpriti një rezolutë të propozuar, me nismën e Bashkimit Evropian, për të rishikuar përgjigjen e OBSH-së, duke thënë se ajo duhet të përfshijë “të gjithë aktorët, me mirëbesim”.
Duke pranuar se “ka pasur mësime që janë mësuar”, Tedros tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, tha Tedros.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim të krizës dhe, për rrjedhojë, kanë ndërprerë fondet për të në muajin prill.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.