Wednesday, May 18, 2022

Pneumonia – Simptomat, parandalimi dhe trajtimi

Pneumonia është një inflamacion i një ose të dyja mushkërive, i cili zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral (të tilla si viruset e gripit) ose nga një infeksion bakteror (më i zakonshmi është Streptococcus pneumoniae); mikroorganizmave të tjera (myku).

Ky inflamacion shkakton mbushje të alveolave të mushkërive me fluid (lëng), duke vështirësuar funksionimin e tyre.

Në dimër, numri i rasteve të pneumonisë rritet. Kjo për shkak se infeksione të tilla si gripi janë më të zakonshme në stinën e dimrit dhe përhapen shpejt nga personi në person. Gripi ulë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun pneumonisë.

Foto: Profarma.al

Simptomat më të zakonshme të pneumonisë janë:

  • Kollë me mukus (sputum) nga mushkëritë, i cili mund të jetë me ngjyrë ndryshku, jeshile ose me njolla gjaku)
  • Temperaturë
  • Frymëmarrje të shpejtë dhe mbajtje të frymës
  • Të dridhura “kërcitje të dhëmbëve”, ethe
  • Dhimbje në kraharor, e cila ndjehet më shumë kur kollitesh ose kur mbushesh me frymë
  • Rrahje të shpejtë të zemrës
  • Lodhje ose dobësi trupore
  • Nauze dhe të vjella

 Ekzistojnë disa hapa që mund të ndërmerren për të parandaluar pneumoninë.

  • Të lihet pirja e duhanit (Duhanpirësit janë më të predispozuar për pneumoni)
  • Të shmangen njerëzit që kanë infeksione që ndonjëherë çojnë në pneumoni, të tilla si gripi, ftohje apo infeksione të tjera të traktit respirator.
  • Të shmangen njerëzit e infektuar me fruth ose me linë e dhenve, nëse jeni vaksinuar kundër këtyre sëmundjeve.
  • Të lani duart shpesh (Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe baktereve që mund të shkaktojnë pneumoni).

Trajtimi i pneumonisë kërkon një terapi me antibiotik, rregjim, analgjezikë të zakonshëm dhe lëngje sa më shumë. Megjithatë, të moshuarit, ose pacientet me komplikacione të konsiderueshme të frymëmarrjes, kërkojnë kujdes më të avancuar. Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo ndodhin komplikacione ose nëse pneumonia nuk përmirësohet me trajtim në shtëpi, është i nevojshëm shtrimi në spital. Antibiotikët si amoksicilina, doksiciklina (Doxyderma), klaritromicina, azitromicina (Zitara) ose eritromicina (Eritromicine) përdoren për të trajtuar pneumoninë bakteriale. Zgjedhja e antibiotikëve varet fillimisht nga karakteristikat e pacientit të infektuar, të tilla si mosha, gjendja shëndetësore, dhe vatra e infeksionit.

Antibiotikët tipike nuk përdoren për trajtimin e pneumonisë virale, megjithatë, mjeku mund të rekomandojë barna antivirale. Pneumonia virale zakonisht përmirësohet pas 1 deri në 3 javë.

Mënyra më e mirë për të mbajtur një trup të shëndetshëm edhe gjatë stinës së ftohtë të dimrit.

I ftohti dimëror, lëvizjet e kufizuara dhe qendrimi në vende të hapura janë shkak për depresionin dimëror.

Ecja çdo ditë 30 minuta çliron në çast gjithë energjitë negative dhe i shndërron ato në energji pozitive.

Aktivitetet jashtë kanë përparësi të mrekullueshme shëndetësore gjatë dimrit. Hulumtimet shkencore japin fakte kyçe që vertëtojnë rritjen e disponibilitetit dhe produktivitetit nga aktivitetet dimërore.

Drita natyrore dhe ajri i ftohtë e i freskët forcojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunologjik si dhe përmirësojnë shëndetin fizik, shëndetin emocional dhe shpirtëror.

Ajri i ftohtë balancon hormonet dhe ndihmon në humbjen e kilogrameve që janë të domosdoshme në forcimin e zemrës dhe sistemit respirator; shpejton metabolizmin, sepse trupi shpenzon energji shtesë për tu ngrohur e për t’iu përshtatur temperaturës.

Mos harroni organizimet familjare dhe miqësorë, të cilat përfshijnë gjuajtjen me topa bore dhe rrëshqitjen me ski, përfundojnë me kënaqësi pijesh të nxehta të cilat ngrohin trupin dhe shpirtin, sepse janë përjetime që lënë gjurmë në kujtesë dhe mbahen mend gjatë

- Advertisment -

Lexoni