Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Përfundon protesta në Tiranë – vazhdon të mërkurën
Nën organizimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur edhe nga partitë opozitare, sotë është zhvilluar një protestë në Tiranë para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë përfaqësues ndërkombëtarë kanë reaguar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke e dënuar këtë veprim të qeverisë “Rama”. Komisioni Evropian ka dënuar mungesën e dialogut me shoqërinë civile si dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës kundër shembjes së godinës.

Protestës i janë bashkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi. Kjo e fundit ka deklaruar se në protestë do të jetë si qytetare për të dëgjuar artistët.
Aktori Neritan Licaj gjatë fjalës së mbajtur në protestë u shpreh se në rrënojat e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar janë dhe dy kufoma politike.
“Në atë skenë krimi ka mbetur një pjesë e zërit dhe shpirtit tim. Por ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë. Jam i bindur se në atë skenë krimi aty janë dhe dy kufoma politike, Rama dhe Veliaj”, tha ai.
“Më vjen keq vetëm për një gjë, nuk më vjen keq për kufomat politike se e kërkuan vetë, por do të ndyjnë atë që është varrosur bashkë me ata”, tha aktori.
Regjisori Edmond Budina, në fjalën e tij gjatë protestës së sotme për Teatrin Kombëtar e cilësoi shembjen e tij si diçka të “tmerrshme”.
“Në 1945 u themelua Teatri Popullor dhe në 17 maj, mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembën. E kuptoni se si veprojnë edhe me simbolikat, për të na ulur kokën, për të treguar se qytetaria ka vdekur. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj këtu dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të mbrojtur pronën publike. Ata që deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar do të kenë në këtë teatër varrin e tyre politik”, tha Budina.
Gjatë protestës së zhvilluar të dielën, policia është ndeshur me protestuesit me ç’rast kishte edhe arrestime e persona të lënduar.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka cilësuar rrënimin e Teatrit Kombëtar si një akt të “mafias” dhe një “krim ligjor e kushtetues”.
