Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Sot fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID
Nga sot fillon faza e dytë e zbutjes së masave shtrënguese në kuadër të luftimit të përhapjes dhe shpërndarjes së koronavirusit.
Qytetarët do të kenë nga dy orare të lirisë së daljes me nga dy orë apo katër orë gjithsej.
Po ashtu do të hapen edhe disa biznese, por me kufizime.
Një ditë para nisjes së zbatimit të këtyre masave, infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi ka shkruar se situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.
“Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshme. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.
Infektologu Krasniqi ka këshilluar qytetarët që suksesi do të garantohet nëse ata do të vazhdojnë t’i mbajnë maskat, t’i dezinfektojnë duart rregullisht, të mbajnë distancën fizike.
Nga data 08 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Bizneset që do të hapen nga e hëna, 18 maj: