
Trump thotë se po përdor ilaçin e paverifikuar për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Ndonëse mjekësia nuk e ka vërtetuar se ilaqi që përdoret kundër malaries, me emrin, “hydroxychloroquine” mund të ndikojë në parandalimin apo shërimin e Covid-19, presidenti Donald Trump tha se e përdorë atë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
BBC ka shkruar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se po merr “hydroxychloroquine” për të shmangur coronavirusin.
Sipas BBC, Trump i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku ai tha se “po përdorë këtë ilaç për rreth një javë e gjysmë” dhe ende është mirë.
Trump nuk ka dhënë ndonjë shpjegim rreth asaj se cilat mund të ishin argumentet e tij për përfitimet pozitive të këtij ilaçi, por ka theksuar se përfitimet janë të dukshme.
Aktualisht, nuk ka prova shkencore që “hydroxychloroquine” mund të luftojë coronavirusin, ndërkohë që provat klinike për të parë nëse është efektive janë ende duke vazhduar.
Qysh në fillim të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në SHBA, Trump kishte rekomanduar këtë lloj ilaçi që të përdoret edhe kundër koronavirusit.
Në një paraqitje tjetër, Trump kishte thënë se edhe desinfektantët mund të ishin ilaç për koronavirusin, për çka ishte kritikuar ashpër dhe më pas kishte thënë se nuk e kishte me të vërtetë.