Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

U bë avokate për ta liruar vëllain e pafajshëm nga burgu
Kur vëllai i saj u dënua për vrasjen e fqinjes së tij, në vitin 1983, Betty Anne Waters e cila punonte si kamariere në një lokal në Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sakrifikoi thuajse dy dekada të jetës së saj për t’u bërë avokate dhe për ta liruar vëllain e saj nga burgu.
Betty ishte e sigurt se vëllai i saj ishte i pafajshëm, andaj përkundër të gjitha vështirësive, ajo u kualifikua si avokate dhe arriti të sigurojë prova të AND-së të cilat e ndihmuan vëllain e saj, Kenny, i cili u lirua nga burgu pas 18 viteve vuajtje të dënimit.
Ishte Kenny ai që i kërkoi Betty Anne të shkoj në fakultetin juridik, sepse sipas tij, ai nuk do të mbietonte dhe ajo ishte e vetmja që mund ta ndihmonte atë që të lirohej nga burgu. Mirëpo, Betty Anne e mori këtë vendim pasi Kenny tentoi të kryej vetëvrasje.
Betty Anne studioi për 12 vjet dhe ky rrugëtim i kushtoi asaj divorcin dhe gati edhe humbjen e fëmijëve të saj. Pasi u kualifikua si avokate, Betty Anne fitoi të drejtën të kërkoj prova nga rasti i Kenny-it, të cilat i thanë se ishin shkatërruar.
Ajo vazhdoi kërkimin me këmbëngulje derisa në vitin 1999, arriti të sigurojë disa mostra gjaku të mbledhura nga skena e krimit. Me ndihmën e një organizate të quajtur “Innocence Project”, Betty Anne arriti t’i bind autoritetet që të bëhej testi i ADN-së edhe një herë. Rezultatet treguan se si nuk ishte gjaku i Kenny-t, por për prokurorin ato nuk ishin prova të mjaftueshme.
Pas rezultateve të ADN-së, Betty Anne, i’u deshën edhe dy vjet të tjera për të mbledhur prova që tregonin pafajësinë e vëllait të saj. Ishte e vështirë sepse dy ish të dashurat e Kenny-t, kishin dëshmuar në Gjykatë se ai ishte fajtorë për vrasje. Atëherë Betty Anne filloi kërkimin e tyre. Duke shkuar derë më derë ajo arriti që të nxjerrë në pah të vërtetën. Ish të dashurat e Kenny-t, nën presionin e vazhdueshëm dhe kërcënimet e policisë, kishin dhënë një dëshmi të rreme.

Pas 18 viteve, Betty Anne mblodhi prova të mjaftueshme dhe arriti të dëshmojë pafajësinë e vëllait të saj. Por, fati i keq e përcolli Kenny-n edhe jashtë burgut. Ai vdiq vetëm 6 muaj pas lirimit të tij, në moshën 47 vjeçare, në shtator të vitit 2001, në një aksident.
Historia e Betty Anne dhe vëllait të saj inspiroi krijimin e filmit Conviction, i cili doli në vitin 2010. (Përpunuar nga The Sun)