Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Ushqimet tradicionale nga SHBA deri te India
Ushqimi është pjesë e traditës së popujve, kombeve dhe shteteve. Shpesh, ushqimi ndërlidhet edhe me krahina e vise të caktuara. Në disa konsumohet më shumë peshku, sepse banorët jetojnë buzë detit, në disa vise brumëra dhe lloje të ndryshme të mishit, ku njerëzit jetojnë nga bujqësia e në disa karakteristike janë edhe erëzat e ushqimet e natyrës qoftë si shtesa apo pjesë kryesore e pjatës.
Por, secili vend i ka edhe karakteristikat e veta të ushqimeve tradicionale.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas ushqimeve të llojllojshme që ofron ky vend plot diversitete, ushqimeve të shpejta – fast fond me hamburgerët më të mirë me patatet e skuqura, është edhe një ushqim i veçantë – Pite me Mollë, që njihet ndër ushqimet e traditës.

Gjermania njohet ndër vendet që kultivon dhe konsumon shumë pataten dhe mishin. Ka shumë ushqime tradicionale që shoqërohen me birrat më të mira gjermane, por një nga ta, që mbetet ndër më të popullarizuarit është Mish Viçi në tavë, që përgatitet për festa e ngjarje të ndryshme familjare e kombëtare.

Italia është një vend plotë kontraste, me ushqimet më të mira të detit dhe pastat e mrelukkueshme. Po ashtu, edhe vera italiane e disa rajonëve, është ndër më të mirat në botë. Por, në Itali ka edhen jë ushqim tradicional që nuk anashkalohet dhe të cilin e duan të gjithë – Pica italiane.

Franca, e njohur edhe si djep i kulturë, nuk ka mund të ketë këto epitete pa një kuzhinë të shkëlqyeshme. Pastat franceze, janë shumë të njohura në mbarë globin. Por, edhe në Francë ka një ushqim që e njeh tradita dhe ajo është Supa Franceze me qepë.

India është një prej vendeve më të populluara në botë. Ajo ngërthen në vete shumë kultura e tradita. Por, kur është në pyetje ushqimi, ndër shumë e shumë llojllojshmëritë që sjell kuzhina indiane me erëzat e panumërta që përdorë, është edhe Feshku në tavë me kerry që shërbehet për ngjarjet më të veçanta.

Turqia, është njëri prej vendeve që në momentin që flasim për ushqimin, na vjen në mendje doneri i shijshëm i pulës apo viçit. Por, përtej këtij ushqimi, në Turqi ka edhe një ëmbëlsirë tradicionale që e njeh mbarë bota dhe sidomos viset e Ballkanit. Ajo është Bakllave, ëmbëlsirë tradicionale turke.
