
FIFA apo PES – Cilën keni zgjedhur?
Video lojërat e futbollit që ofrohen nga EA Sports – FIFA dhe Konami – Pro Evolution Soccer, vazhdimisht shihen në rivalitet jo vetëm nga kompanitë, por edhe nga adhuruesit e tyre.
Në forume të ndryshme ku diskutohet në lidhje me video lojërat në futboll, zakonisht grupe njerëzisht janë të ndarë rreth asaj se e pëlqejnë më shumë video lojën e futbollit që e ofron EA Sports me FIFA apo Konami me PES (Pro Evolution Soccer).
Përderisa të dy video lojërat mbeten shumë të popullarizuara, bazuar në të dhënat në internet vërehet se FIFA 2020 ka më shumë shitje sesa PES 2020.
Ekspertët e arsyetojnë këtë edhe me faktin se FIFA 2020 ka përfshirë falas edhe lojën Volta, e cila është e ngjashme me Fifa Street e cila dikur shitej ndaras më një çmim gati sa edhe vet FIFA.
Platformat më të popullarizuara të video lojërave të futbollit që ofrohen nga FIFA dhe PES janë ato në PC, PlayStation dhe Xbox.