
Maqedonia e V. përgatitet për një valë të re të goditjes nga koronavirusi
Maqedonia e Veriut po përgatitet për valën e dytë të goditjes nga koronavirusi, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, studimet e deritanishme, por edhe nga përvojat me epidemi tjera, tregojnë se mund të ketë valë të dytë të virusit. Për këtë arsye, ai tha se institucionet shtetërore po përgatiten.
“Të gjitha studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera, jemi dëshmitarë për të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë që virusi me siguri do të ketë edhe një valë të dytë”, tha Filipçe.
“Ne po përgatitemi për këtë komfor konsultimeve që kemi me shumë shtete dhe me OBSH-në. Do të nisim investim të madh në sistemin shëndetësorë dhe do të përforcojmë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin”, theksoi ai.
Vala e radhës, theksoi Filipçe, mund të pritet në vjeshtë.
“Do t’i pajisim të gjitha repartet intensive me aparaturë moderne me krevate, respiratorë, paratë për rëntgen dhe EKG dhe gjithçka tjetër”, pohoi Filipçe, duke treguar gatishmëri për t’u përballë me një valë të re të mundshme të Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.