Video produksionet apo spotet televizive të këngëtarëve dhe bendeve muzikore pasqyrojnë më së miri mesazhin që transmeton një tekst dhe kompozim i një kënge.
Spotet muzikore, edhe pse në kohëzgjatje shumë më të shkurtë, kur realizohen mirë, shpesh transmetojnë të njëjtin emocion sikurse kur e shikon një film prej një orë e gjysmë.
Gjatë gjithë historisë së video produksioneve muzikore, dallohen shumë video, për kësaj radhe kemi shkoqitur ato që kushtuan më së shtrenjti.
Njohësit e muzikës, që në fillim mund t’ia qëllojnë se kush është ai që ka shpenzuar më së shumti për një spot – Ai është mbreti i pop muzikës, Michael Jackson në duetin me motrën e tij Janet Jackson dhe hitin Scream të realizuar më 1995.
Madona radhitet e dyta për kah shpenzimet në spotet e saj, sidomos me video produksionin Die Another Day.
Kurse bendi që më shumë shpenzoi për realizimin e një produksioni muzikor, është Guns n’Roses me video produksionin Estranged.
1. Scream – Michael Jackson and Janet Jackson– Produksioni kushtoi 7 milionë dollarë.
2. Madonna – Die Another Day– Produksioni kushtoi: 6.1 milionë dollarë
5. Guns N’Roses – Estranged – Produksioni kushtoi: 5 millionë dollarë
Burimi: The Business Standard – https://tbsnews.net