
Në Infektivë 11 pacient me Covid-19, prej tyre tre në gjendje më të rëndë
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot aty gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.
Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 7 pacientë.
Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).
Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19.