Wednesday, January 19, 2022

Një rast më Covid-19 dhe 15 të shëruar

Vetëm një rast është identifikuar pozitiv me koronavirus në Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 211 mostra dhe vetëm një ka dalë pozitive me SARS-CoV-2.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Rahovecit.

Sot më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes.

- Advertisment -

Lexoni