Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Telefonat e vitit 2020
Industria e telefonave të mençur vazhdon të zgjërohet nga viti në vit. Avancimet në teknologji dhe prurjet e reja e kanë bërë këtë një ndër industritë më dinamike, ku kompanitë prodhuese janë në konkurrencë të vazhdueshme, duke sjellë në treg modele dhe zgjedhje të shumëllojshme.
Nga fundi i vitit 2019 u prezantuan modele të reja nga kompani të ndryshme të cilat u treguan mjaft të suksesshme përfshirë këtu: Google Pixel 4XL, OnePlus 7T Pro, Oppo Reno 10x Zoom, OnePlus 7T dhe Asus Zenfone 6.
Ndërkaq në vitin 2020 dy telefonat më të vlerësuar janë Samsung Galaxy S20 Ultra dhe iPhone 11 Pro. Të dy telefonat përfshijnë tiparet dhe specifikat më të larta që kompanitë e tyre mund të ofrojnë për momentin, me ekrane të mëdha, kamera mahnitëse, performancë të fortë dhe më shumë. Megjithatë ajo që e dalloi Samsung Galaxy S20 Ultra është kamera prej 108 megapixel dhe 100x zoom.

Përveq tyre telefonat e tjerë të mençur që kanë pushtuar tregun e vitit 2020 me tiparet e tyre janë edhe:
Samsung Galaxy S20/S20 Plus

Huawei P30 Pro
Samsung Galaxy Note 10 Plus
iPhone 11
Huawei P30
OnePlus 7T Pro
Oppo Reno 10x Zoom
Samsung Galaxy Note 10

OnePlus 7T
Samsung Galaxy S10/S10 Plus
Samsung Galaxy S10e
Google Pixel 4 XL
Honor View 20
OnePlus 7 Pro