Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Windows 10 sjell përditësime interesante
Windows 10 po bën përditësimet e fundit dhe do të jetë i disponueshëm në formën e një versioni eksperimental prej pothuajse një viti.
Përditësimi i Windows 10, sjellë opsione të reja si dhe shpejtësi e siguri më të lartë.
Në bazë të shifrave aktuale, Windows 10 është i instaluar në mëse 1 miliardë pajisje në mbarë botën.
Ka kohë që Microsoft është duke inkurajuar përdoruesit t’i kalojnë kompjuterët e tyre në sistemin operativ Windows 10.
Për të instaluar përditësimet e reja, afërsisht ju duhet të prisni shkarkimin dhe instalimin që të zgjasë nga 10 – 20 minuta, varësisht shpejtësisë së internetit dhe PC-së suaj.

Ndër risitë që do të sjell përditësimi i fundit në Windows 10 veçohen:
Cortana: Microsoft thotë se asistenti virtual Cortana do të evoluojë në një asistent produktiviteti personal që ju ndihmon me aplikacionet e Microsoft 365.
Cortana do të hiqet nga vendi i përhershëm në taskbar në mënyrë që të mund ta zhvendosni ku të doni si çdo aplikacion tjetër. Tashmë me Cortana mund të krijoni e-mail duke thënë komandën në anglisht si “Send an email to” apo “Shoë me emails from”.
Search Home: Përdoruesit do të kenë akses në katër kërkime të shpejta nga opsioni Search Home për akses në parashikimin e motit, lajmet kryesore, pak histori dhe filma të rinj.
Kaomoji: Microsoft ka shtuar kaomoji, — like ¯\_(ツ)_/¯ –, në tastierë.
Desktopët Virtualë: Ju mund të ndryshoni emërtimin e desktopëve virtualë në vend që të ngeleni me emërtime si Desktop 1, Desktop 2 etj.
Hapja automatike e aplikacioneve: Përmes këtij opsioni mund të përcaktoni që pasi të keni restartuar pajisjen mund të hapni automatikisht aplikacionet e Platformës Universal Windows.
Çiftimi i Bluetooth: Lidhja e dy pajisjeve Bluetooth do të bëhet përmes njoftimeve në mënyrë që të mos keni nevojë të shkoni tek aplikacioni Settings për ta përfunduar si proces.
Eksperiencë e re tableti dhe hibridi 2n1: I disponueshëm për përdoruesit e versioneve eksperimental, kur shkëputet tastiera nga një pajisje 2n1 do të ruhet vazhdimësia e aplikacioneve dhe punës suaj deri në atë moment pa ndërprerje.

Në një postim në blog, Panos Panay, shef ekzekutiv i divizionit të Windows dhe Pajisjeve, foli për Windows 10X citon PCËorld Albanian. Sistemi operativ i prezantuar në fund të 2019-ës është dizajnuar për të punuar me pajisje me dy ekrane si Surface Neo të cilat ende nuk janë të disponueshme.
Megjithatë nisur nga trendet që po aplikohen sot, Microsoft vendosi të tërhiqet nga iniciativa duke qëndruar tek laptopët dhe pajisjet e zakonshme 2n1. Panay tha se Microsoft do të fokusohet tek implementimi i Windows 10X për pajisjet me një ekran të vetëm.