Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Pacolli u kërkon Thaçit e Kurtit të ndalin presionin mbi Kushtetuesen
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u ka kërkuar aktorëve politik, në këtë rast presidentit Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të ndalin presionin mbi Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush”, ka shkruar Pacolli në facebook.
“Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, ka theksuar ai.
Gjykata Kushtetuese ka reaguar publikisht të martën duke u kërkuar Thaçit dhe Kurtit t’i ndalin presionet në lidhje me lëndën të cilën është duke e shqyrtuar.
Kjo Gjykatë po shqyrton kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për emërimin e Avdullah Hotit për pozitën e kryeministrit. Ky dekret është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti.