
A janë në trend ende Top Listat muzikore
Top Listat muzikore kanë qenë çdo herë në trend, jo vetëm se kanë përmbajtur në vete hitet më të reja, por edhe për faktin se ato kanë qenë një garë mes këngëtarëve apo grupeve dhe fansave të tyre se kush do të radhitet I pari.
Megjithatë, krahasuar me vitet e 80-ta dhe të 90-ta, Top Listat në kohët moderne, nuk janë më në majë të popullaritetit siç ishin dikur.
Dikur, tregun muzikor e mbizotëronte MTV ndërkohë që tash ka shumë kanale muzikore që transmetojnë hitet nga zhanret e ndryshme muzikore dhe që të gjithat kanë edhe Top Listat e tyre.

Nga To Listat aktuale ndër më të famshmet janë Hit List UK (Chart Top 40) dhe Bilboard Top 100.
Në këto To Lista mund të gjeni në vazhdimësi hitet e muajit apo edhe ato të vitit.
Marrë parasysh se muzika përbën një art dhe biznes të shtrenjtë, aktualisht top hitet mund të vlerësohen edhe për kah dëgjueshmëria e tyre apo edhe për kah shikueshmëria e videove në Youtube, Vevo, Vimeo e të tjera.
Një tregues tjetër i hiteve më të mëdha të kohës është edhe forma e shkarkimeve qoftë në formën falas (free) apo edhe atë më para.
Marrë parasysh që MTV ishte dhe mbetet kanali numër një i muzikës me shumë platforma televizive, vlen të theksohet se video e parë e transmetuar në këtë kanal televiziv është nga grupi The Buggles me titullin: Video Killed the Radio Star.
Linku për këtë video spot: