Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Krem Vanilje – E lehtë dhe e shijshme
Krem Vanilje është një ëmbëlsirë e lehtë, kremoze dhe me shije magjepsëse. Përgatitet shumë shpejt dhe thjeshtë dhe me pak përbërës.
Kjo ëmbëlsirë fantastike mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vakteve të drekës dhe darkës.
Përgatitja e Krem Vaniljes në kushte shtëpie me këta përbërës, do të jetë e mjaftueshme për 4-5 persona.
Përbërësit:

½ l Qumësht
2 kokrra vezë
1 gotë uji me sheqer
2 lugë gjelle niseshte
Një lugë çaji me vanilje
Kanellë pluhur
Përgatitja
Në tas rrihen fort vezët, më pas shtohet sheqeri dhe pak ujë. Rrihen me njëra tjetrën në mënyrë që masa e lëngshme të njëtrajtësohet. Më pas shtohet niseshteja, e cila përzihet mirë me masën e vezëve me sheqer. Masa hidhet në një tenxhere dhe duke e përzier i shtojmë qumështin e nxehtë.
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e përziejmë pa ndërprerje derisa masa të nisë të vlojë.
Në momentin që kremi nis të marrë vlojë, hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje dhe ndahet nëpër kupa. Sipër spërkatet me pluhur kanelle.
Kombinimet
Krem vanilja mund të kombinohet me arra dhe biskota të thërrmuara, të cilat mund t’i hidhen në sipër, por edhe në fund të gotës para se të hidhni kremin.
Gjithashtu, krem vanilja kombinohet në mënyrë të mrekullueshme edhe me fruta të ndryshme. Mund të prisni disa luleshtrydhe (dredhëza) dhe banane në kubëza të vegjël dhe t’i vendosni në të.
Mbi Krem vanilje mund të hidhni edhe pak kakao, kanellë apo kokrra të kafes të thërmuara. Ky artikull fillimisht është publikuar në agroweb.org.