Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 7 raste me Covid-19
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sot se nga 10 pacientët e hospitalizuar në këtë klinikë, 7 prej tyre janë të sëmurë me Covid-19.
Prej tyre, 3 raste thuhet se janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv dhe se njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.